Sidrit Bejleri, me mesazh këshillues kërkon që të jemi më të kujdesshëm

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur së muzikës shqiptare dhe mjaft i dashur nga publiku, shkruan Zëri.info.

Ai, përveç të qenurit artist ka ditur të qëndroj gjithmonë afër popullit edhe duke u ofruar ndihmë njerëzve në nevojë. Ai është pjesë e emisionit Shqiptarët për Shqiptarët në News 24, një nismë që u vjen në ndihmë njerëzve në nevojë përmes fondeve që sigurohen nga qytetarët shqiptarë.

E përpos kësaj Sidrit Bejleri ka vazhduar të qëndroj afër shqiptarëve edhe këtyre ditëve të vështira të krijuar nga pandemia COVID-19, ku gjatë gjithë kohës i ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe ti përmbahen rregullave të caktuara dhe larjes së duarve.

Në postimin e tij të fundit ai ka postuar një video me të cilin kishte përcjellur një mesazh:

“Ja përse duhet ti lajmë duart” shkroi ai. \ZERI