Sigurimi i Çulevit kërcënon gazetarin Furkan Saliu: Do të përdorim forcë! (VIDEO)

Advertisment

Bashkëpunëtorët e ministrit të Brendshëm teknik Naqe Çulev nuk e kanë lejuar gazetarin Furkan Saliu, që t’i afrohet kryeshefit të policisë për ta intervistuar.

Madje, njëri nga pjestarët e sigurimit i është kërcënuar gazetarit shqiptar duke i thënë se, mund të përdor forcë nëse nuk i bindet urdhërave të tij për tu larguar nga vendi ku ndodhej ministrit Çulev, i cili po tentonte t’i shmagej pyetjeve të gazetarëve. Ngjarja ndodhi gjatë shënimit të Ditës e Policisë.

Reklame

Pas kësaj ngjarje skandaloze, gazetari Furkan Saliu, ka shkruar në rrjetet sociale se nuk e ka ndërmend të frikësohet nga kërcënimet. “Disa pjesëtarë të MPB-së të cilët nuk ishin në uniformë, flisnin në mes vete se si duhet dikush të më mësojë leksionin, kështu që nëse ndodh që të jem i sulmuar, organizatorët do të dihen”, shkruan Saliu.