Simpsons parashikojnë fundin e botës në ditën e inaugurimit të Biden?

Advertisment

Fansat e “Simpsons” po i fiksohen një tjetër parashikimi të serialiat, pasi një episod tregon fundin e botës në ditën e përurimit të Joe Biden si President i SHBA.

I njëjti episod parashikoi edhe trazirat në Capitol, pasi mbështetësit ë Trump u futën në Kongres për të ndaluar certifikimin e fitores së Biden.

Reklame

Episodi i Simpson tregon fatin ogurzi të Amerikës, pasi Homeri nuk arriti të jepte votën e tij vendimtare. Homerit i kërkohet nga Lisa “Të kujtojë gjithçka të keqe për katër vitet e mëparshme”, para se ai të lexojë 50 gjëra për kohën e Donald Trump, nga komentet e diskutueshme, te gabimet serioze politike.

Homeri më në fund vendos se për kë do të votojë, por më pas zbulon se ai vetëm e kishte ëndërruar të gjithën dhe se në të vërtetë kishte fjetur gjatë periudhës së votimit.

Më pas në episod flitet për Ditën e Inagurimit, 20 Janar 2021, ku vendi është në gjendje lu fte. Homeri shfaqet i veshur me ar maturë, improvizuar me enë kuzhine, ndërsa ndërtesat janë shkatërruar dhe gjithçka është përfshirë nga flakët.

‘Robotët qeveritarë’ terr orizojnë dhe katër kalorësit e apokalipsi mbajnë në duar flamuj që lexojnë “murtaja”, “uria” dhe “lu fta”.