Simulatori i jep fitoren Tyson, i biri i Muhammad Ali: Babai do ta kishte kapur me shkelma

Ali jr, i pari nga nëntë fëmijët e Muhammad Ali, është një tip i drejtpërdrejtë, si i ati.

E për The Sun ka komentuar kështu lajmin se WBSS (Worls Boxe Super Series) ka bërë një simulim të një sfide mes Mike Tyson e Ali – i konsideruar nga të gjithë si boksieri më i madhi i të gjitha kohëve – duke i dhënë fitoren Iron Mike: “Babai do ta kishte kapur Tyson me shkelma bythëve, e dinë të gjithë.

Mike nuk është një boksier, por një luftëtar rruge. Nuk do kishte rezistuar kurrë në përballjen me babain tim, sidomos me 15 raunde”.

Duhet thënë në fakt se në ditët e kaluara vetë Tyson e mbron pretendimin e djalit të Muhammad Ali: “Nuk do ta kisha fituar kurrë një sfidë të vërtetë me Ali. Ai ishte më i miri i të gjitha kohëve”,raporton Lapsi.al.