Sinan Vllasaliu: Nuk kam frikë nga USA e as nga BE, dua një kryeministër që don populli im

Advertisment

Këngëtari i njohur, Sinan Vllasaliu, është shumë i pëlqyer nga shqiptarët për zhanrin të cilin ai e këndon.

Sinani së fundi ka shprehur hapur përkrahjen e tij politike për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Reklame

Ai përmes një postimi ka thënë se dëshiron të këtë një kryeministër që e don popullin e vet, tutje theksoi se nuk ka frikë as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, as nga Bashkimi Evropian.

“A është e drejtë me qenë gjysh i Janit e Nies e mos me pas frikë prej Usa as prej Eu veq me pas kryeministër që e don popullin e vet!?, ka shkruar Vllasaliu.

Ndryshe, Sinani është shumë i kërkuar edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore por për shkak të gjendjes momentale ka anuluar cdo aktivitet.