Sinani: Balansimi i forcave politike në favor të interesave të qytetarëve shqiptarë

Advertisment

Rezultati i ngushtë i prodhuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut mes oponentëve politikë maqedonas dhe shqiptarë, krijon mundësi që institucioni ligjvënës në vend të luajë rolin e një korrektuesi të politikave të qeverisë, theksojnë njohësit e çështjeve politike.

Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike, për Radion Evropa e lirë vlerëson se ngritja e numrit të deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut në mbi 30 deputetë si dhe balancimi në njëfar forme i forcave politike lë hapësirë për një luftë konstruktive në favor të interesave të qytetarëve shqiptarë, por edhe të gjithë qytetarëve në përgjithësi.

Reklame

“Në këtë përbërje parlamentare kemi një balancim të forcave politike. Tani për herë të parë Bashkimi Demokratik për Integrim do të ketë më pak deputetë se grupi i deputetëve të tjerë nga partitë e tjera së bashku. Kështu që do të kemi një debat interesant dhe unë nuk mendoj se gjërat do të kalojnë lehtë”.

“Tek pala shqiptare ka edhe një moment të ri, tani votimin e dyfishtë më nuk e ka vetëm Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe ky është lajmi i mirë se nuk mund të dëmtohen shqiptarët, po lirisht Aleanca apo Besa mund t’i bllokojnë këto ligje të cilat në të kaluarën është treguar se një pjesë e tyre janë të dëmshme”, thotë Sinani.