Sinani dhe Meda vijnë me hitin e ri “2min” (VIDEO)

113

Dy këngëtarët melankolik kosovar, Sinan Vllasaliu dhe Meda kanë sjell një baladë të titulluar “2min”

#

Vjeshta ka qenë shumë produktive për skenën kosovare.

E nga shumë prodhime që kanë sjell producentët kosovarë, i fundit është kënga e dyshes së njohur Sinan Vllasaliu dhe Meda.

Kënga “2min” është dhënë sonte premier në youtube.com dhe interpretohet për mrekulli nga dyshja e muzikës popullore kosovare.

Tekstin dhe muzikën e ka bërë Ilir Berani kurse orkestrimi i këngës është bërë nga Virusi.