Siniçan, policia nuk tërhiqet! Ende s’lejon punët në ujësjellës (VIDEO)

Advertisment

Edhe pas 18 ore pas urdhrit te prokurorisë për tërheqje dhe 12 ore pas urdhrit të policisë për tërheqje, ekipet e policisë ende qëndrojnë mbi fshatin Bogovinë dhe nuk lejojnë vazhdimin e punimeve për sistemin e ujësjellësit në fshatin Siniçan.

Ndërkaq, Prokurorja Lejla Kadriu, e cila ka qenë mbrëmë në vendin ku po kryhen punimet, bisedoi edhe me kryeministrin e vendit, ajo thotë se kryeministri e quajti kriminele atë dhe të gjithë banorët.

Reklame

Gjatë natës te vendi i ngjarjes kanë qëndruar shumë banorë të fshatit si dhe kreu i Komunës së Bogovinës Albon Xhemaili i cili në faqen e tij në facebook ka shpërnda një postim të një aktivisti ku thuhet:

Në Siniçan aty ku protesta quhet “krim” dhe ku uji Zotit ndalet politikisht! Na vodhët votat, tash edhe ujin. Agimi do na çel në Siniçan por Nuhiu nuk mundet me popullin! #meAlbonin #meProkuroren