‘Siniçan’, takimi në qeveri pa marrëveshje (VIDEO)

Advertisment

Vazhdon të mos ketë zgjidhje kontesti për ndërtimin e ujësjellësit në fshatin Siniçan.

Takimi mes kryeministrit teknik Oliver Spasovski dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Para fillimit të takimit kryetari i Bogovinës ishte optimist se punimet për ndërtimin e ujësjellësit do të rifillojnë sonte ose më së voni nesër, por pasi doli nga ekzekutivi u kuptua se gjetja e një zgjidhje të pranueshme për të gjithë do të marrë më shumë kohë.

Reklame

Xhemaili tha se për zgjidhjen e këtij problemi duhet vetëm të ketë vullnet nga të gjithë pasi makineritë dhe gjithçka tjetër të nevojshme e ofron Komuna dhe banorët. Këta të fundit, si thekson Xhemaili, mund të hynë edhe në grevë urie, nëse nuk gjendet një zgjidhje e shpejtë.