Sipas BBC, Turqia ka hyrë në recesion

33

Turqia në fund të vitit të kaluar hyri zyrtarisht në recesion, pasi prodhimi i brendshëm bruto ra me 2.4% në tremujorin e katërt krahasuar me tremujorin e mëparshëm, njoftoi sot Zyra Turke e Statistikave.

Një ngadalësim i tillë ndoqi rënien prej 1.6% në tremujorin e tretë të GDP-së, raporton BBC, dhe kujton se dy tremujorët e njëpasnjëshëm të rritjes ekonomike negative janë sipas përkufizimit të recesionit.

Një luftë tregtare me SHBA-në ka çuar në një rënie të mprehtë të vlerës së lirës turke, gjeq ë ka ndikuar në rritjen e importit. Monedha e Turqisë u dobësua me 30 për qind kundrejt dollarit vitin e kaluar, që do të thotë se importi i mallrave është rritur me një të tretën.

Për shkak të kësaj, bankat qendrore turke rritën normat e interesit, duke rritur koston e huamarrjes, dhe shitjet e makinave, pasuritë e paluajtshme dhe prodhimi industrial u përballën gjithashtu me vështirësi.

 

Në nivelin e gjithë vitit 2018, Turqia arriti një rritje ekonomike prej 2.6 për qind, ritmi më i ngadalshëm që nga viti 2009.

Në vitin 2017, rritja ekonomike ishte 7.4 për qind.