Sipas Taravarit me koalicionin tre palësh, Besa dhe Alternativa do të fitonin nga 3 deputet

Advertisment

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqitparët, Arben Taravari për herë të parë publikisht ka treguar se listat e deputetëve janë përpiluar duke u bazuar në katër sondazhet e bëra nga partia e tij.

Taravari thotë se Alternativa e Afrim Gashit prinë në njësinë zgjedhore numër 1 dhe 2, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët ndërsa më pak përkrahje ka Besa.

Reklame

Sipas tij, oferta nuk është ofenduese për shkak se sipas po të njëjtës ofertë, Aleanca do i merrte 6 deputet, ndërsa Besa dhe Alternativa nga tre deputet, që gjithë së bashku bëjnë 12.

Më poshtë e keni deklaratën e plotë të Taravarit në lidhje me kalkulimet me numra dhe ndarjen e deputetëve.

 

“Nuk shoh hapësirë këtu që të krijojmë distanca aq të mëdha njëra me tjetër. Mos i merrni për shembull anketat tona. Unë po ua tregoj radhitjen se pse lista është bërë ashtu siç është ofruar nga kryetari Sela.

Në njësinë zgjedhore numër 1, prej këtyre tre partive, partia e parë është Alternativa. Partia e dytë në njësinë zgjedhore numër 1 është Aleanca dhe e treta është besa. Mos u besoni sondazheve të Aleancës, kërkoni sondazhet e cilës do parti, janë serioze.

Në njësinë zgjedhore numër dy, parti e parë është Alternativa, shumë afër është Aleanca për Shqiptarët dhe partia e tretë është Besa. Dhe kështu është bërë radhitja. Edhe ne duam që në njësinë zgjedhore numër 1 dhe dy të jemi bartës por objektivisht, rezultatet janë kështu.

Në njësinë zgjedhor numër gjashtë, e para është ASH-ja, e dyta është Besa, kështu është e radhitja, duke shkuar në atë raport 50-50 i treti është i Aleancës, i katërti është i Besës, i pesti, Aleancës, çdo tek numër është i Aleancës, pastaj është i gjashti i Besës, dhe nuk është e vërtetë se Alternativa fiton 3 kurse Besa vetëm 1 deputet.

Kurse në njësinë zgjedhore numër 5së nuk kanë treguar interes, por ne jemi të gatshëm që të dytin absolutisht ta merr Besa. Gjasat që të del i dyti janë të vogla, sikur në 1-sh, ashtu edhe në 5-she. Edhe për ne edhe për BDI-në që të del i dyti.

Në zonën zgjedhore numër dy, probabiliteti është shumë i madh që të kalojnë tre deputet prej koaliconimit duke e pasur parasysh numrin e mërgimtarëve që do të vijnë dhe sinergjinë që do ta krijonte ky bashkëpunim.

Në njësinë zgjedhore numër 1 është shumë rëndë që të del i dyti. Një njësinë zgjedhore numër gjashtë, objektivisht mund të dalin shtatë deputet. Dmth 1 i Alternativës, dy të Besës. Pra Alternativa ka një deputet në zonën zgjedhore numër 1, një deputet në zonën zgjedhore numër 2 dhe një deputet në zonën zgjedhore numër 6.

 

Besa ka dy deputet në zonën zgjedhore numër 6 dhe me gjasa të mëdha në zonën zgjedhore numër 2 të kalon edhe deputeti i tretë. Dmth dy deputet për Besën dhe tre për Alternativën ose tre me tre dhe në njësinë zgjedhore numër 5 kalon një deputet, por ka gjasa që sinergjia të bëj të del edhe deputeti i dytë.

Kështu që nuk e kemi nënvlerësuar aspak Besën. Unë ju garantoj se bashkëpunimi i tre partive në zonën zgjedhore numër 6 i merr shtatë deputet pa asnjë problem. Pra ndani si të doni, përsëri del Besa dhe Alternativa gjashtë deputetë, dhe Aleanca gjashtë deputetë” tha Taravari në intervistë për Gazetën Express në Maqedoni.