Sisteme fotovoltaike për bizneset – tani më të arritshme nëpërmjet shërbimit të EVN dhe kredive të ProCredit Banka

Advertisment

Shkup, 21.07.2020 – EVN dhe ProCredit Banka fillojnë bashkëpunim të ri nëpërmjet të cilit energjia solare bëhet më e arritshme për të gjitha bizneset e vendit. Nga tani e tutje, ata do të mund t’i shfrytëzojnë kreditë e ProCredit Bankës për finansim të sistemeve fotovoltaike që i ofron EVN. Në këtë mënyrë, konsumatorët i tejkalojnë të dy sfidat më të mëdha – nevojën për shërbim profesional dhe cilësor, si dhe burimin e finansimit të projektit.

Efektet pozitive të instalimit të sistemeve fotovoltaike janë të shumëfishta dhe prandaj vendimi për investim të këtillë është investim i madh për çdo kompani. Harxhimet për energji elektrike mund të zvogëlohen dhe për më shumë se 30%, teprica e energjisë së prodhuar mund të plasohet në treg, ndërsa kthimi i investimit të përgjithshëm mund të pritet prej 6-8 vite. Përveç lehtësimit finansiar afatgjatë, kompanitë kontribuojnë edhe në zvogëlimin e emetimeve të CO2 në ajër dhe e ngrisin vetëdijësimin për projekte të qëndrueshme në vend.

Reklame

„Kompanitë në EVN e gjejnë partnerin e vertetë për instalim të sistemeve fotovoltaike. EVN posedon eksperiencë afatgjate lokale dhe ndërkombëtare në fushën e enegjisë së ripërtëritshme dhe efikasitetin enegjetik. Duke i ndjekur nevojat e tregut dhe zhvillimit teknologjik, njohurinë tonë e shndërruam në ofertë të volitshme për biznes konsumatorët. Shërbimi nënkupton krijim të zgjidhjes së personalizuar sipas parimit „çelës në dorë“, nëpërmjet analizës së konsumit specifik, analizës së objektit, prokurimit dhe instalimit të sistemeve fotovoltaike me të gjithë dokumentacionin shoqërues dhe më e rëndësishmja – bjerje e tepricës së prodhuar të energjisë. Qëllimi është shfrytëzim më i madh i energjisë për nevoja personale dhe me anë të kësaj edhe arritje të kursimeve me të mëdha për bizneset.“ – deklaroi Ilija Qiroski, udhëheqës i grupës për shërbime shtesë të EVN Furnizimi.

Përmes partneritetit të EVN dhe ProCredit Banka, konsumatorët do të mund ta përmbyllin edhe konstrukcionin finansiar për sistemet fotovoltaike të EVN nëpërmjet ofertës së ProCredit Banka. Linja kreditore është e qëlluar për të gjithë personat juridik dhe e njejta është me interes stimulues prej 3% dhe 0% komision pagese gjatë pagesës së kredisë.
„ProCredit Banka është një hap përpara nga të tjerët dhe kjo moto na lëviz drejt sfidave të reja. Si pjesë e grupacionit ndërkombëtar të bankave që kanë për qëllim zvogëlimin e ndikimit negativ ndaj ambientit jetësor, ProCredit Banka në mënyrë aktive e mbështet idenë për rritje të efikasitetit energjetik dhe vetqëndrueshmërinë e kompanive. Duke e ndjekur eksperiencën tonë dhe efektet pozitive nga fotocentrali për nevojat tona, i këshillojmë kompanitë për këtë hap të guximshëm dhe investim që do të prodhojë rezultate shumëvjeçare. Deri më tani, bankat në grupacionin tonë kanë finansuar mbi 80 MW për këtë lloj projektesh të cilat kontribuojnë për zvogëlim të mbi 68,000 tonelata të CO2 në ajër.“ – deklaroi Metodija Minoski, udhëheqës i departamentit për menaxhim të mjedisit të ProCredit Bank.

Energjia solare është e pastër dhe fitimprurëse për bizneset në Maqedoni. Vendi ynë ka mbi 280 ditë me diell brenda vitit dhe prodhimi i një fotovoltaiku mund të arrijë deri 1500 kWh në vit, që është larg mesatares evropiane. Të gjithë kompanitë e interesuara për shërbimin e EVN, mund të informohen më detajisht për ofertën nga menaxheri i tyre për biznes konsumatorë, në Info Qendrën në QTQ, ose në [email protected] Për linjën kreditore të ProCredit Banka, kompanitë mund të drejtohen në [email protected] ose të prenotojnë takim me ekipin përgjegjës për kreditim të eko projekteve në numrin 02/ 2 446 000.