Situata në Brazil del jashtë kontrollit, vendi numëron mbi 2 mijë vd ekje në ditë

Brazili ka tejkaluar 2 000 vd ekje të lidhura me Covid në një ditë të vetme, për herë të parë, ndërsa nivelet e infeksionit rriten.

Vendi ka numrin e dytë më të lartë të vd ekjeve në botë, pas SHBA, me një total prej 268 370 vik timash. Gjithsej të mërkurën humbën jetë 2 286 persona.

Ekspertët paralajmërojnë që niveli i transmetimit përkeqësohet nga variantet e reja të COVID që janë më ngjitës.

Rritja e rasteve ka vendosur sistemet shëndetësore në shumicën e qyteteve më të mëdha të Brazilit nën presion të madh, ku shumë prej tyre janë afër kolapsit.

 

Margareth Dalcolmo, një mjek dhe studiues në Fiocruz tha se vendi ishte “në momentin më të keq të pandemisë”.