Sizmilogu qetëson shqiptarët, s’ka më tërmet si ai i shtatorit dhe i nëntorit

Advertisment

Sizmilogu Shyqyri Aliaj i ftuar në studion e emisionit “Arena” tha se tërmeti i magnitudës 4.9 ishte jo i rregullt, por me një energji që vjen drejt shuarjes.

“Tërmet si ai i shtatorit dhe i nëntorit në vendin tonë nuk do të ketë për një kohë shumë të gjatë. Ky tërmet nuk ka sjellë asnjë shqetësim.

Reklame

Ky ishte tërmet i serisë jo të rregullt, por drejt shuarjes së energjisë. Duhet hequr nga mendja. Tmerri është që do bjerë ai tërmeti i shtatorit apo 26 nëntorit, por nuk ka për të ndodhur kurrë.

Tërmet të tillë ka parë Durrësi në dhjetor 1926. Nga 26 deri tani i thonë 93 vjet. Pra që të grumbullohej ajo energji duhej kaq vjet”, theksoi Aliaj.