S’ka ndihmë financiare të pakthyeshme për gastronomët

Advertisment
HTML Image as link

Qeveria nuk do t’i pranojë kërkesat e gastronomëve për shpërndarjen e granteve. Megjithëse ky ishte një nga kushtet kryesore për t’i dhënë fund protestave të tyre, autoritetet janë të prerë se ndihma financiare do të jetë në dispozicion vetëm për ato kompani që kanë vepruar ligjërisht dhe kanë kontribuar në ekonominë e vendit. Edhe në kohë krize, duhet të krijohet sistem që është i qëndrueshëm dhe që do të japë rezultate, thotë zv/kryeministri Fatmir Bytyqi.

Nëse në vitet 2019 dhe 2020 kompanitë gëzonin ekonomi joformale, dhe sot kërkojnë ndihmë nga shteti, për fat të keq nuk mund t’i përgjigjemi kësaj. Por të gjithë që kanë vepruar në mënyrë përkatëse, do të marrin ndihmën e duhur sipas modelit që kemi krijuar. Dhe kjo është kompensim i një pjese të të ardhurave dhe kompensim shtesë i një pjese të pagës për secilin punonjës”, pohoi Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministër për Ekonomi.

Reklame

Punëdhënësit, punonjësit turistik, kontabilistët dhe aktivitete e tjera që për disa ditë me radhë shprehin pakënaqësinë për pakon e gjashtë të paralajmëruar të masave, thonë se protestat do të vazhdojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre. Gastronomët janë të mendimit se masat e shtetit do të kontribuojnë në zbutjen e pasojave, por pretendojnë se fondet e parashikuara janë larg nga ato që u duhen aktualisht për të shpëtuar sektorin. Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare të njëhershme për të gjitha objektet e regjistruara të hotelierisë, të ndara në tre kategori. Ata kërkojnë gjithashtu edhe ndihmë financiare për objektet e kategorizuara të destinuara për festime që nuk guxojnë të funksionojnë gjatë gjithë vitit, por edhe vendosjen e një moratorium ose riprogramim me grejs periudhë të kredive nga bankat tregtare dhe kreditë nga Banka Zhvillimore, derisa Qeveria të lejojë të punojnë pa kufizime. Në pakon e gjashtë të masave për gastronomët janë rezervuar 10 milion euro.