SKANDAL/ Aleanca planifikon të keqpërdor marshin në Tetovë dhe partizon tragjedinë (SCRSHOT)

Aleanca për Shqiptarët vazhdon të keqpërdorë rastin tragjik të djegies së spitalit modular për të fituar pikë të ulëta politike.

Janë zbuluar sot mesazhet e dërguara nga press qendra e ASH-së deri tek aktivistët e tyre, si dhe mënyra se si do të manipulohet marshi i ditës së nesërme i paralajmëruar nga ana e tifo grupit “Ballistët” në Tetovë në nder të viktimave nga tragjedia në qendrën Kovid.

Në fotografitë e siguruara shihet qartë qëllimi dhe koordinimi i aktivit të këtij subjekti politik ku jepen udhëzime precize të veprimit për aktivistët dhe theksohet edhe se kryetari i këtij subjekti Zijadin Sela dhe eksponentët kryesorë të saj nuk do të marrin pjesë në këtë marsh që të maskohet qëllimi i vërtetë e ai është partizimi i tragjedisë në Tetovë.

Zbulohen mesazhet e dërguara nga press qendra e ASh deri tek aktivistët e tyre si dhe mënyra se si do të manipulohet marshi i ditës së nesërme në Tetovë në nderë të viktimave nga tragjedia në qendrën Kovid.

Skandali thellohet akoma më shumë kur mundohen që të manipulojnë me mesazhe dhe foto që sipas urdhërave partiak duhet bërë gjatë marshit./Gazeta.mk/