Ski patrulla vullnetare e Kodrës së Diellit

Nga lëndime të lehta, fraktura në ekstremitete e deri te politrauma dhe raste serioze të cilat kanë kërkuar transport serioz dhe mjekim intensiv spitalor. Më shumë se 100 intervenime në ditë apo më shumë se 700 intervenime në vjet ka ski patrulla në Kodrën e Diellit dhe Mavrovë. Thonë se nuk është e njëjtë të japësh ndihmën e parë në -10 në vendbanim dhe në temperaturën e njëjtë në mal për shkak se stresi te të lënduarit nuk është i njëjtë, si dhe ndihma logjistike e patrullave. Ski patrullat kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me ekipet mjekësore të qyteteve përreth, me të cilët janë në komunikim të vazhdueshëm. Ata posedojnë edhe pajisje të veçantë, ndërsa pjesa më delikate është kur ka ngecje në teleferik dhe duhet të evakuohen skiatorët.

“Ski patrulla e bënë kontaktin e parë me të lënduarit dhe e jep ndihmën e parë në vendin e ngjarjes dhe nëse është e nevojshme për të kryer transportin e të lënduarve varësisht prej llojit të lëndimit, me sajë, me teleferik, apo me ndonjë mjet tjetër transportues deri te ambulanta e ski qendrës ku më tej e marrin mjekët”, tha Konstantin Ciriviri – Instruktor për shpëtim malor.

Që të mund të kujdeseni për sigurinë e skiatorëve dhe tu ndihmoni gjatë lëndimeve duhet të posedoni më shumë aftësi.

“Që të jeni shpëtimtarë së pari duhet të dini të jepni ndihmën e parë, teknikat thelbësore me litarë për evakuim nëse teleferiku ndalet. Para se gjithash ski-patrulluesi duhet vetë të dijë të lëshohet nga teleferiku, e më pas të evakuojë të tjerët. Duhet të ketë ski aftësi të mira, të dijë të udhëheq me ski-barkën – saja me të cilën transportohen të lënduarit, duhet të dijë ta lëshojë me të lënduarin poshtë”, u shpreh Dimitar Koshinovski – udhëheqës i ndërrimit në Mavrovë.

Gjithë këtë e bëjnë vullnetarët. Por, çfarë është ajo që i bënë ta kryejnë misionin e tyre human por edhe të hyjnë në rrezik? Pasioni ndaj malit dhe shpëtimit, përkushtimi për ndihmë, përndryshe fare nuk do të përballeshin me të gjithë sfidat në këtë punë, ndërsa edhe përvojat e jashtëzakonshme dhe pamje që nuk harrohen. Anëtarja më e vogël është Milllica e cila ka 10 vjet dhe ndihmon në bartjen e materialeve. Një ndër anëtarët e rinj është edhe Tadej i cili tregoi përvojën e tij.

“Kishte një rast kur një grua e moshuar duhej të lëshojmë poshtë nëpër shtegun e dy-ulëseve, kishte problem me gjurin. Pikërisht atë ditë isha vet. Gruaja ishte e stresuar, duhej vetëm pak t’i përkushtohem që të shoh se ku është problemi. Atëherë edhe mua më kapi panika, por u mundova që unë të qetësohem dhe ta qetësoj edhe atë, dhe ti ndihmoj. Në fund mirë përfundoi. Thirra edhe një kolegë që të më ndihmojë ta dërgojmë deri në ambulantë, ku u përkujdesën për të. Dua të jem ski-patrullues për shkak se ndjehem mirë në mal, dua të shpëtoj njerëz”, theksoi Tadvej Ciriviri – patrullues.

Ciriviri apelon që para se të filloni këtë sport aventuristik të kaloni të gjithë trajnimet të cilat do tu mundësojnë që vetë të mund të gjendeni gjatë skijimit. Të keni kujdes me pajisjet, ata janë rreth 15 anëtarë dhe nuk mundet tu dalin në ndihmë mijëra turistëve përveç se nëse bëhet fjalë për lëndime serioze.