Skuadra e Ali Ahmetit në qeverinë e re

Advertisment

Në kabinetin e ri qeveritar BDI do të përfaqësohet me gjashtë kuadro të veta. Artan Grubi do të jetë frontmeni i BDI në qeveri duke mbajtur postin e Zv.Kryeministërit të parë dhe Ministrit të Sistemit Politik. Resor me rëndësi është ajo e financave që do të drejtohet nga Fatmir Besimi.

Ministria e Ekonomisë do të vazhdon të drejtohet nga Kreshnik Bekteshi, Ministria e Punëve të Jashtme do të drejtohet nga Bujar Osmani, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës nga Jeton Shaqiri dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Naser Nuredini, shkruan Agjencia e lajmeve Flaka

Reklame

Artan Grubi
Artan Grubi ka lindur më 7.6.1977, në Shkup, është një politikan i shquar shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2016, Artan Grubi kandidoj si pjesë e BDI-së dhe u zgjodh deputet i legjislaturës 2016-2020 në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, duke kryesuar Komisionin për Politikë të Jashtme dhe duke qenë pjesë e disa komisioneve të tjera parlamentare me influencë në diplomacinë ndërkombëtare.

Grubi është magjistër në sferën e mediave dhe komunikimeve dhe aktualisht doktorant në shkencat politike, kurse më herët ka udhëhequr Organizatën Joqeveritare Zgjohu”. Grubi ka një përvojë të madhe në politikë dhe aktualisht është shef i kabinetit të liderit të BDI, Ali Ahmeti.

Bujar Osmani
Bujar Osmani ka lindur më 11 shtator 1979 dhe ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Osmani ka titullin specialist -kirurg të cilin e ka marrë në Klinikën për Kirurgji digestive. Specializimin ai e ka përfunduar në Shkup dhe në Londër në qendrën për transplantimin e mëlçisë dhe kirurgjisë abdominale.

Me hërët ai ka qenë ministër i Shëndetësisë, zv.kryeministër për çështje evropiane. Aktualisht vepron si mjek në Klinikën e Shkupit, ndërsa është edhe zëdhënës i BDI-së.

Fatmir Besimi

Fatmir Besimi ka lindur më 18 nëntor 1975, është një politikan dhe ekonomist i mirënjohur. Ai shërbeu dy herë si ministër i ekonomisë së Maqedonisë (dhjetor 2004 – qershor 2006 dhe gusht 2008 – korrik 2011) dhe si ministër i Mbrojtjes (gusht 2011 – shkurt 2013). Besimi ka qenë zëvendëskryeministër përgjegjës për çështjet evropiane.

Ka qenë edhe zëvendësguvernatori i Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë. Besimi ndoqi shkollën në Tetovë dhe studioi Ekonominë në Universitetin Kirili dhe Metodi.

Kreshnik Bekteshi
Kreshin Bekteshi është nga Kërçova, i lindur në vitin 1985, studimet i ka mbaruar në Sheffield të Britanisë së Madhe. Ai fillisht ka punuar në Agjensinë për investime të huaja, më pastaj ka punuar si promotor ekonomik në Bruksel dhe në Bern dhe tani për së dyti herë do të drejton Ministrinë e Ekonomisë, njofton Flaka

Naser Nuredini
Naser Nuredini ka lindur në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Ai u shpërngul në Vjenë si fëmijë dhe u arsimua në Shkollën ndërkombëtare të Vjenës para se të mbaronte arsimin e lartë në Mbretërinë e Bashkuar.

Naser Nuredini e ndërtoi karrierën e tij në sferën e financave në Londër dhe Vjenë, së pari si analist dhe më pas si menaxher investimesh për tregjet në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Jeton Shaqiri
Jeton Shaqiri lindi në Strugë. Është doktor i Shkencat Ekonomike. Para emërimit në postin e ministritë të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, ka qenë drejtues i ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Kanalizimit në Strugë. Shaqiri ka përvojë institucionale dhe është ligjërues në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës si Profesori i Fakultetit të Shkencave Ekonomike.

Vlen të përmendet fakti që Doc.Dr.Jeton Shaqiri për disa vite ka qënë edhe Drejtor i Studimeve Postdiplomike dhe të Doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës.

Nga BDI informojnë që në bazë të marrëveshjes për qeverinë e re me LSDM, BDI do të drejton me 6 ministra, 6 zv.ministra dhe 6 sekretarë shtetëror.

Brenda kohës, pritet të caktohet edhe drejtuesit në postet e zv.ministrave dhe sekretarëve shtetëror, ndërsa qeveria pritet të votohet në parlament gjatë ditës së shtunë. Flaka / L.L