Skuadra e sapo ngjitur në Premier League financohet nga familja e Bin Laden?

21

Një lajm bombë vjen nga prestigjozja “Daily Mail” ku hedh akuza të forta në drejtim të skuadrës së sapo ngjitur në Premier League Sheffield United.

Investigimi i “Daily Mail” ka nxjerrë në dritë faktë ku sipas tabloidit britanik kjo skuadër financohet nga ish-terrorisit Osama Bin Laden.

Klubi anglez, aktualisht në gjyq për shkak të një lufte për pushtet mes bashkëpronarëve Kevin McCabe dhe Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz (zotërojnë të dy 50% të ekipit), ka marrë, nga pjesa “arabe” e klubit, një financim prej 3 milionë eurosh që është zbuluar se ka ardhur nga familja e Osama Bin Laden, një nga terroristët më të tmerrshëm të historisë së njerëzimit, arkitekti i sulmit ndaj Kullave Binjake të NeW York-ut në shtatorin e vitit 2001.

Akuzave të bëra nga McCabe, avokatët e Abdullah Bin Mosaad Bin Abdulaziz Al Saud u janë përgjigjur: “E dinte shumë mirë se nga vinin ato para”. /albeu.com/