Sllovenia e mposhti koronavirusin, më 31 maj shpallet fundi i pandemisë

Advertisment

Kryeministri slloven Janez Jansha sot nga Kuvendi republikan i këtij vendi ka paralajmëruar se është mëse e sigurt që më 31 maj të shpallet fundi i pandemisë së koronavirusit.

Sipas tij, kjo ndoshta nuk mund të ndodhë vetëm nëse ka përkeqësim të rëndë të situatës, apo nëse paraqiten raste më të mëdha të të infektuarëve.

Reklame

Sllovenia tashmë pas dy muajve ka arritur që ta mposhtë pandeminë dhe momentalisht ka fotografinë më të mirë epidemiologjike në Evropë. Jansha tha se kjo është një parakusht që vendi të shpallë fitoren dhe fundin e pandemisë.

“31 maji është përzgjedhur si datë për shkak se atë ditë përfundon edhe përkrahja e qytetarëve dhe ekonomisë përmes subvencioneve të ndryshme shtetërore për ballafaqim me koronavirusin.”, theksoi Jansha.

Ai nuk përjashtoi që të ketë valë të dytë të përhapjes së koronavirusit dhe se vendi do të hyjë në një fazë të re të ballafaqimit me këtë sëmundje.

Autoritetet sllovene thanë se masat për përkujdesje do të mbeten në fuqi dhe se kërkohet që qytetarët në disa vende të mbyllura të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën. Sllovenia së fundi i është kthyer normalitetit, pasi që kanë filluar të funksionojnë shumë sektorë shoqëror, institucional dhe privat. (INA)