Sllovenia heq Kroacinë, Francën dhe Republikën Çeke nga lista e vendeve epidemiologjikisht të sigurta

Advertisment

Sllovenia do të heqë Kroacinë, Francën dhe Republikën Çeke nga lista e vendeve që konsiderohen si epidemiologjikisht të sigurta, raportoi sot agjencia e lajmeve STA.

“Kushdo që vjen nga ato vende, përveç shtetasve sllovenë, do të duhet të hyjë në karantinë për një periudhë prej dy javësh”, tha zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin.

Reklame

“Vendimi, i marrë për shkak të përkeqësimit të situatës së COVID-19 në këto tre vende, hyn në fuqi të shtunën”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, Sllovenia do të transferojë Belgjikën dhe Holandën në të ashtuquajturën listë të bardhë të vendeve të sigurta.