Sondazhet e para/ Shqiptarët marrin dy vende në parlamentin serb, Bajrami: Presim të tretin (VIDEO)

Argjend Bajrami kandidat për deputet në listën e përbashkët Lugina e Bashkuar ka deklaruar në një intervistë për ABC News së sondazhet e deritanishme e kanë konfirmuar mandatin e tij dhe një tjetër shqiptari në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, në Luginën e Preshevës.

Ai tha se tashmë lista shqiptare e bashkuar për herë të parë në zgjedhje është në pritje të konfirmimit të kandidatit të tretë.

Reklame

“Kemi pasur pjesëmarrje masive. Fakti që kemi dalë në një listë të përbashkët ka sjellë reagim nga votuesit

Deri më tani jemi në pritje të kandidatit të tretë. Sheit Kamberi dhe unë kemi dalë fitues nga sondazhet e deritanishme. Mendohet se kandidati i tretë mund të dalë nga Partia Demokratike.

Sot ka pasur vetëm disa incidente”, tha Bajrami./abcnews.al