Sondazhi: Shumica e shqiptarëve janë kundër marrjes së vaksinës ndaj Covid-19

Advertisment

Pjesa më e madhe e shqiptarëve janë kundër marrjes së një vaksine që mund t’i mbrojë nga virusi Covid-19. Në një sondazh të IDRA-s, të anketuarit i janë përgjigjur me skepticizëm dilemës së marrjes së vaksinës. Në këtë anketim 54% e njerëzve deklarojë se janë të mendimit “më së shumti jo” ose “absolutisht jo”, për bërjen e vaksinës kur ajo të jetë gati. Vetëm 19% janë të vendosur të vaksinohen.

Dyshuesit e efektit të vaksinës më pas janë pyetur se cilat sipas tyre janë arsyet kryesore të refuzimit të vaksinimit. Më shumë se gjysma (53%) i druhen efekteve anësorë, 20% e tyre janë kundra vaksinave në parim ndërsa 11% e tyre dyshojë te efektshmëria e saj.