Sonte derbi i Sheikëve dhe milionave të tyre

Ndeshjet e dyta të katër grupeve të para të Champions League ofrojnë përplasje interesante e ndeshje për të mos u humbur. Hapat fals të bëra nga skuadrat që kanë pretendime, jo vetëm për kualifikimin, por edhe për vendin e parë në grupe, bëjnë që për ta sfidat e këtij raundi të jenë absolutisht për të mos u humbur.

Kjo vlen në radhë të parë për PSG, që pas barazimit në Belgjikë do të presë në Parc des Princes kundërshtarin më të fortë, Manchester City.

Në derbin e ‘sheikëve’ aty ku nuk janë kursyer milionat e eurove me objektivin e qartë trofeun e Champions luhet më shumë se thjesht 3 pikë. Një fitore e Citizens të Sheikh Mansour do të ishte praktikisht siguri e vendit të parë, duke qenë se PSG do të mbetej 5 pikë prapa.

Por në anën tjetër nëse skuadra e katariotit Al Kheklaifi, që ka sjellë vetëm në verë Messi, Ramos, Donnarumma e Hakimi, për tia bashkangjitur Mbappe e Neymar, triumfon, atëherë për vendin e parë do të kandidohen parisienët, duke I dhënë edhe një mesazh të fortë kompeticionit. Skuadra e Pochettinos duhet të fitojë me cdo kusht për ti marrë vendin e parë anglezëve, që vijnë nga shpartallimi që i kanë bërë në Etihad Leipzig.

Cështja është se në përballjen mes gjermanëve e Brugge, dy skuadra që ishin të destinuara të luanin për dy vendet e fundit të grupit, një prej tyre mund të jetë vërtetë shqetësuese për PSG në rast se në ndeshjen e dytë francezët nuk fitojnë, e as më keq humbasin përballë Guardiolës. /lapsi.al/