Sonte dhe nesër në mëngjes paralajmërohen temperatura më të ulëta këtë dimër

Temperatura minimale gjatë natës së ardhshme dhe nesër në mëngjes do të mbërrijnë nga -18 deri -7 gradë, derisa gjatë ditës do të mbërrijnë nga -7 deri pesë grade, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Nga e shtuna në vend do të mbajë mot i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato ditore do të jenë në rritje. Të shtunën gjatë ditës dhe gjatë natës drejt të dielës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje shiu dhe dëbore në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në zonat malore. Reshjet do të jenë me intensitet të dobët.

Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe i ftohtë me vr anësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -4 deri 4 gradë.

Edhe në Tetovë dhe rrethinë  moti do të jetë me diell me vr anësira të vogla deri në mesatare, ndërsa pasdite me erë mesatare herë pas herë më të forte. Temperatura do të mbërrijë deri një gradë.

Më së shumti borë ka në Kodrën e Diellit ku lartësia e shtresës së dëborës është 55 centimetra, në Hanet e Mavrovës është 40 centimetra, 38 në Krushevë, 32 në Manastir, Pozharan dhe Topollçan, 30 në Dibër, 25 në Tetovë dhe Pretor, 24 në Prilep, 23 në Shtip dhe Demir Kapi, 22 në Berovë dhe Gjurishtë, 18 në Ohër, 15 në Shkup-Petrovec dhe Kriva Pallankë, 10 në Strumicë, 9 në Kumanovë, 8 në Vinicë, 6 në Shkup-Zajçev Rid.
Më shumë shin ë 24 orët e fundit kanë rënë në Vinicë nëntë litra në metër katrorë, si dhe në Demir Kapi dhe Mavrovë shtatë litra.