Sonte stabilizim i motit, gjatë fundjavës mot më i freskët

Advertisment

Deri në fund të ditës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, kryesisht në rajonet malore, por edhe në disa pjesë të fushëgropës të Shkupit. Stabilizim gradual, siç kumton DPHM, pritet në orët e mbrëmjes.

Sipas Drejtorisë, fundjavën e ardhshme temperaturat do të ulen, kurse moti do të jetë stabil, lokalisht me reshje më të rrëmbyeshme, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të breshëri.

Reklame

Nesër do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. Pasdite do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje afatshkurta të shiut dhe bubullima, kryesisht në viset malore. Temperatura minimale do të jetë prej 12 deri 21, kurse ajo maksimale nga 28 në 36 gradë Celsius. UV do të arrij tetë. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri 33 gradë Celsius.

Të premten mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në orët e paditës do të ketë paraqitje të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.