Sopi, deputet i ardhshëm në kuvend?

Ekranet tuaja do të freskohen me një emision të ri satirik N’OFFSIDE. Së shpejti, vetëm në Televizionin 21 do të shfaqet emisioni më i ri që do të sjellë shumë të qeshura por njëkohësisht edhe momente reflektimi.

Këtë emision ia kemi besuar aktorit të mirënjohur shqiptar, Hasim Memishi – Sopi.

Reklame

Të ftuar të Sopit në këtë emision do të jenë kryesisht figura të njohura politike, të sjellur në një formë dhe përmbajtje tërësisht ndryshe. Cili prej tyre do të jetë më shumë N’Offside, do ta mësojmë së bashku në emisionet tona!