Sot 17 Mars shënohet 20 vjetorin jubilar nga jehona e kr ismave të para të Brigadës 115 (FOTO)

Sot me 17 Mars shënojmë 20 vjetorin jubilar nga jehona e krismave të para të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fshatin Graçan të Shkupit.

Të bindur në sakrificën më sublime, të grumbulluar nga të gjitha viset shqiptare, për të rikthyer dinjtetin e nëpërkëmbur, për të rikthyer krenarinë dhe trasuar shpresat e ardhmërisë së brezave që vijnë.

17 Marsi i vitit 2001 mbetet përvjetor i krenarisë. Përvjetori i krismave të para të lirisë në zonën e Shkupit, në fshatin Graçan ku u zhvilluan luftime të ashpra që në orët e para të mëngjesit.
Ndihem krenarë me të gjithë bashkëluftëtarët e mi të Brigadës 115 të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që luftuan në malet e Graçanit, dhe më pas në malet e Sharrit, në Vorcë dhe Radushë. Një faleminderim të veçantë për banorët e Hanit të Elezit dhe fshatrave për rreth f.Krevenik dhe f.Gorancë për kontributin e jashtëzakonshëm.

Brigada 115 e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, u pagëzua nga populli si Brigada e pamposhtur, Brigara e fitoreve e cila i mori të gjitha pozicionet në fshatin Radushë duke përfshirë edhe Kazermën edhe Stacionin Policor, do të kujtohet gjithmonë si Brigada e qëndresës dhe rezistencës së pathyer.

Mirënjohje e përjetshme për të gjithë luftëtarëve e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, gjithë atyre që ndihmuan këtë luftë dinjitoze si dhe gjithë bashkë kombasve tanë qe përkrahën pa rezervë UÇK-në.

Lavdi të përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar ?? !