Sot 19 raste të reja në Tetovë, ja si është gjendja në të gjithë rajonin e Tetovës

Advertisment

Deri 29.06.2020 në Tetovë dhe komunat përreth deri më tani janë regjistruar 19 raste të reja me COVID19, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve është 680 Nga ky numër deri më tani janë shëruar 244 persona kurse 36 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 390.

Sipas komunave, numri i përgjithshëm është si vijon:

Reklame

Komuna e Tetovës 368, Komuna e Bogovinës 84 ,Komuna e Tearcës 75 ,Komuna e Bërvenicës 51 ,Komuna e Jegunovcës 49 dhe Komuna е Zhelinës 53 të infektuar

Spitali Klinik në Tetovë na informon se ky institucion ka të gjitha kapacitetet infrastrukturore dhe njerëzore për menaxhimin e suksesshëm të gjendjes dhe numrin në rritje të pacientëve të diagnostikuar me COVID19. Aktualisht, Qendra Klinike ka 12 pacientë me përkrahje oksigjeni.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se gjatë fundjavës në komunën e Tetovës dhe komunat përreth janë shqiptuar gjithsej 241 dënime për mos veshjen e maskave mbrojtëse.

Në izolim me vendim, në komunën e Tetovës në 3 ditët e fundit janë nxjerrë 107 vendime për izolim, dhe numri i përgjithshëm i personave të izoluar është 968.
Apelojmë që qytetarët të jenë shumë të kujdesshëm dhe t’i respektojnë masat mbrojtëse! Mbrojtja është arma jonë më e fortë në luftën kundër pandemisë!