Sot bëhen 6 muaj nga pandemia që ka futur botën në ankth e kaos

Advertisment

Sot shënohen 6 muaj që kur Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin si pandemi.

Më 11 mars kreu i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se ishte thellësisht i shqetësua nga niveli i lartë i mosreagimi ndaj këtij virusi.

Reklame

Në atë kohë ai iu bëri thirrje qeverive të botës të ndryshojnë kurs dhe të ndërmarrin hapa agresive kundër Covid-19.

Po atë ditë, disa orë më vonë Italia vendosi masat më të forta të izolimit, që asnjë vend tjetër në Europë nuk i kishte vendosur. Italia dhe Irani ishin në këtë kohë epiqendra e pandemisë, ndërkohë që Kina dhe Koreja e Jugut e kishin kaluar pikun.

Tashmë, ekzaktësisht 6 muaj më vonë, rastet e reja me Covid-19 janë duke u rritur në mënyrë eksponenciale në disa vende.

Që nga nisja e pandemisë regjistrohen rreth 28 milionë persona të infektuar, ndërsa numri i vi ktimave është shumë pranë 1 milionshit.