Sot bllokohet sërisht autostrada Shkup – Gostivar

Advertisment

Nga Këshilli Inicues i protestave kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se edhe sot, duke filluar nga ora 18:00, do të vazhdojnë me bllokimin e rrugëve, përcjell in7.

Nga Këshilli Inicues “Boll Më”, thonë se do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, pavarësisht se pushteti ka rënë dakord që të diskutohet në lidhje me atë që ky këshill kërkon./in7