Sot e enjtja evropiane e skuadrave shqiptare nga Maqedonia

Advertisment

E enjtja evropiane do të nisë me një prej sfidave të dy skuadrave shqiptare nga Maqedonia e Veriut që marrin pjesë në turin e dytë kualifikues të Ligës së Evropës. Në orën 15:30 në stadiumin “Petar Milloshevski” në shtëpinë e futbollit të FFM-s, në Shkup, Renova do të presë gjigandët kroatë të Hajdukut të Splitit.

Formacioni nga Xhepçishti do të kërkojë të lërë shenjë në këtë duel ndaj Hajdukut të Francesco Tahirajt pasi Ardjan Ismajli nuk është te kroatët teksa dy ditë më parë u transferua zyrtarisht te Spezia në Serie A dhe do të jetë një mungesë e madhe për skuadrën kroate.

Reklame

Në orën 17:45 luhet sfida mes Botosanit dhe Shkëndijës së Tetovës. Kuqezinjtë tetovarë do të kenë përballlë skuadrën ku luajnë Enriko Papa dhe Realdo Fili dy njohje të vjetra të Kategorisë Superiore.

Shkëndija do të provojë me të gjitha mënyrat për ta kaluar këtë tur për vetë faktin pasi në raundin tjetër mund të gjejë gjigandët anglezë të Tottenham Hotspur dhe pasi sfiduan Milanin, për kuqezinjtë tetovarë do të ishte një ëndërr e bërë realitet për t’u përballur edhe me Tottenham-in.

Sot do të zbresë në fushë edhe FC Drita që nuk ka më probleme me koronavirusin dhe do të përballet në Arenën “Todor Proeski” në Shkup me Sileksin për të tentuar kualifikimin, ku në krye të kampionëve kosovarë është strategu shkupjan Ardian Nuhiu, i cili njeh mirë futbollin e Maqedonisë së Veriut. Sileksi – Drita përballjen e tyre e fillojnë në orën 20:00.