Sot filluan punimet për asfaltimin e rrugës në hyrje të Tetovës (foto)

NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut” me drejtorin Bekim Memeti pas përfundimit të tabelave në gjuhën shqipe në nivel shteti, kanë nisur një tjetër ofanzivë duke nisur punimet për asfaltimin e rrugës në hyrje të Tetovës.

Me këtë rast drejtori Memeti tha se rruga do të asfaltohet prej te unaza e Universitetit të Evropës Juglindore deri tek hyrja në autostradë.

Shumë rrugë deri tani në zona të ndryshme shqiptare janë rregulluar duke përmirësuar dukshëm infrastrukturën në ndërkohë që Memeti paralajmëroi investime tjera në këtë drejtim.

Ai njihet si njëri ndër drejtorët më të suksesshëm në angazhimin e tij për rregullimin e shumë rrugëve në nivel shteti ./Tetovasot/