Sot mblidhet Këshilli i Sigurisë, do të shqyrtohet vazhdimi i gjendjes së jashtëzakonshme

Advertisment

Gjendja e jashtëzakonshme që e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 16 prill skadon nesër.

Sot duhet të mbahet mbledhje e Këshillit të sigurisë ku do të bisedohet për vazhdimin e mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme, për çka propozim duhet të parashtrojë Qeveria.

Reklame

Ministri Venko Filipçe dje paralajmëroi se do të kërkohet vazhdim i gjendjes së jashtëzakonshme, por nuk saktësoi nëse do të kërkohen 30 ditë të tjera apo më pak.