Sot në mëngjes përfundoi ora policore 85 orëshe

Advertisment

Që nga dita e premte në ora 16:00, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë future në orën më të gjatë policore, plotë 85 orë, deri më sot në ora 05:00.

Kjo masë është marrë edhe për t’i reduktuar daljet dhe grumbullimet për festën e Pashkëve që ishte në fundjavë, edhe pse u raportua se janë shkelur rregullat në disa vende.

Reklame

Prej sot do të jetë ora e zakonshme policore prej orës 16:00 deri të nesërmen në ora 05:00. Të drejtë qarkullimi kanë personat të cilët paraprakisht janë pajisur me leje qarkullimi për të kryer obligimet e tyre./Gazeta Express/