Sot në Shkup dhe Tetovë marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Advertisment

Dy marshe protestuese kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike janë paralajmëruar për pasdite në Shkup.

Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së Igor Janushev dje në konferencë për shtyp paralajmëroi protestë të re për pasdite kundër shtrenjtimit të rrymës.

Reklame

Siç tha ai, protesta do të fillojë në ora 14:00 para Komisionit rregullator për energjetikë dhe një orë me automobila do ta bllokojnë udhëkryqin dhe rrugët para Komisionit rregullator.

Protesta, tha Janushev, do të fillojë para “Palloma Bjankës”.

Protestën e parë qytetare të paralajmëruar, VMRO-DPMNE-ja e mbajti të mërkurën.

Edhe Konfederata e organizatave sindikale nga ora 18:00 paralajmëroi marsh protestues që do të fillojë nga “Çairçanja” dhe do të përfundojë para Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Kuvend.

Në Tetovë gjithashtu do të vazhdohet me protestat që tash më çdo të premte mbahen kundër shtrejtimit të energjisë elektrike.

Protesta në Tetovë do të zhvillohet sot ora 18:00 duke bllokuar 3 rrethrrotullimet kryesore të qytetit: Te Korneri (Helga), te Monopoli dhe te Stadiumi i Qytetit. /tetova1/