Sot në Sofje mbahet samiti për Ballkanin Perëndimor

Advertisment

Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë në Sofje ku do të merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor që organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit me të cilin bashkëkryesojnë Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Në Sofje do të jetë edhe kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti si dhe liderët e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor, shefat e shteteve ose qeverive anëtare të BE-së, mes tyre edhe kryeministri bullgar,

Reklame

Bojko Borisov dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel si iniciatore e Procesit të Berlinit, përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Zhozep Borell dhe eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji.

Tema e Samitit të Sofjes është Tregu i Përbashkët Rajonal – Katalizator drejt Tregut të Bashkimit Evropian.