Sot nënshkruhet marrëveshja për vaksinat kineze

Sot do të nënshkruhet marrëveshja për furnizim të 200 mijë vaksinave për Kovid-19 nga Kina.

Përveç vaksinave kineze vendi ka siguruar 800 mijë vaksina nga sistemi KOVAKS i dhe për aq vaksina tjera bisedohet edhe me kompaninë “Fajzer”.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Sipas ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe sasia e parë e vaksinave është tërësisht e mjaftueshme për një proces të vaksinimit që do të zgjasë katër deri në shtatë javë.

Këto ditë është adaptuar edhe plani nacional për imunizim. Planin operativ nacional e ka përgatitur grupi i punës teknik nacional për Kovid-19 në Ministrinë e Shëndetësisë, rrjedhimisht do të azhurnohet sipas dinamikës së arritjes së vaksinave në vend dhe zbatimi i vaksinave, në varësi të sasive, llojit, specifikave.

 

Vaksinimi do të bëhet përmes rrjetit shëndetësor ekzistues dhe pikave të vaksinimit. Është bërë plan detajor për transport nga aeroporti deri te të gjitha vendet ku vaksinat deponohen, operatorët ekonomik dhe Shtëpia e Shëndetit – Shkup, por edhe plan për shpërndarje deri te pikat e vaksinave, si dhe mënyra e zbatimit të vaksinimit.

Sipas planit për një ditë pritet të vaksinohen prej dy mijë deri në 2.500 qytetarë. Për çdo qytetar i cili do ta marrë dozën e parë menjëherë do të rezervohet edhe e dyta që duhet të merret pas 21 ditëve.