Sot pesë vite ranë Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj

Advertisment

Demë Shehu
Sot, më 10 Maj ranë në Altarin e Lirisë për të mos vdekur kurrë, Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Lufta e këtyre Trimave të Dukagjinit së bashku me bashkëluftëtarë, e poshtëroi regjimin didktatorial të çetnikut gruevski.
Edhe pse u munduan të hudhin baltë mbi luftën e djemëve tanë çlirimtarë, duke fabriku gënjeshtra, shpifje e manipulime të lloj llojshme,tash e pesë vite, as edhe një fakt nuk pat që të njolloset lufta e drejtë e këtyre Kolosëve të Kombit.

Duke përdorur të gjitha mediat, disa politikane qe shpirtin ia kanë shitur sllavomaqedonëve, u mundun ti përbaltosin Heronjtë tanë, me qëllim që popullin ta mbushin me genjeshtra e shoifje, por, edhe për kundër faktit të luftës speciale mediale kundër djemve tanë, nuk ia arritën qëllimit dhe kurrë nuk do të munden t’ja humbin vlerën dhe lavdinë betejës së Kumanovës. Do të vijë koha ku të gjithë këta shpirtshitur do të turpërohen për gjithë atë luftë speciale që e bën kundër heronjve tanë, duke fabrikuar gënjeshtra e shpifje.

Reklame

Po të kishin vetëm një fakt, tash e pesë vite do ta nxjerrnin, por jo, ju o faqezinjë nuk keni asgjë përveçëse turpit, servilizmit dhe shpirtit të shitur. Pastërtia e Heronjve të përjetësuar dhe pastërtia e Heronjve që po mbahen të izoluar në kazamatet sllave po ruhet ketu jashtë dhe një ditë kir djemtë tanë të lirohen, do ta mësoni të vërtetën e pastërt të sakrificës së Bijëve më të mirë të Shqiptarisë.

Lavdi Heronjve tanë,
Liri për Çlirimtarët.
Zoti iu ruajt të gjithëve.