Sot prezantohen raporte për gjendjen shëndetësore të shoferit të Durmo Turs

Një ekspert i mjekësisë ligjore dhe psikiatër sot në seancën për “Llaskarcën” do t’i prezantojnë raportet për gjendjen shëndetësore të shoferit Manoil Trifunovski, konfirmuan për MIA nga Prokuroria Publike.

Në seancën e fundit për tragjedinë në afërsi të fshatit Llaskarcë, një ekspertë tha se shoferi gjatë ak sidentit as nuk ka fjetur e as ka folur në telefon, por është e mundur të jetë kthyer majtas apo ka shikuar poshtë para vetes.

Më 13 shkurt bëhen një vit nga ak sidenti i trafikut pas pikë pagesës në Gllumovë ku autobusi i kompanisë Durmo Turs e ka humbur kontrollin dhe ka rënë në humnerë.

Në ak sident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica nga Gostivari, ndërsa mbi 30 kanë marrë lëndime të rënda.