Sot pritet shpërndarja e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, zgjedhjet më 12 prill

Advertisment

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot pritet të shpërndahet, por paraprakisht është caktuar seancë për votimin e Ligjit për Prokurorinë Publike, Këshillin e Prokurorëve si dhe Ligjin për mbrojtje.

Partia në pushtet LSDM më parë paralajmëroi se nuk do të lejojë shpërndarjen e Kuvendit pa votuar ligjet e rëndësishme për vendin, derisa opozita këmbëngulë për zgjedhje të parakohshme që do të mbahen më 12 prill, përjcell INA. Me shpërndarjen e Kuvendit, kryeparlamentari Talat Xhaferi do të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që më pas të fillojnë afatet për procesin zgjedhor. (INA)