Sot qeveria e Maqedonis mban mbledhje në Tetovë

74

Kabineti qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev për sot ka caktuar mbajtjen e seancës qeveritare në Tetovë.

#

Kjo bëhet e ditur nga shërbimi për informim i Qeverisë, duke theksuar se kjo do të jetë mbledhja e rregullt e 165 e Qeverisë, ku do të miratohen pikat e planifikuara, por pas kësaj do të dëgjohen dhe analizohen edhe prioritetet dhe nevojat e komunës së Tetovës.

Në kuadër të qëndrimit në Tetovë, një pjesë e ministrave do të dalin në terren.
Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ekonomisë, Goran Sugareski dhe Kreshnik Bekteshi, dhe Drejtorët e Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore dhe të NP Rrugët e Maqedonisë, Zoran Kitanov dhe Bekim Memedi do të inspektojnë rindërtimin e tranzitit përmes rrugës rajonale Tetovë – Jazhincë.

Ministri Bekteshi do të vizitojë kompaninë Heather Bau në Zonën Industriale në Tetovë. Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nefrus Çeliku do të inspektojë punimet e ndërtimit të sistemit të ujitjes Raven – Reçicë afër fshatit Toplicë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe do të vizitojë Qendrën Klinike në Tetovë, ndërsa Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska dhe Drejtori i Agjencisë së Punësimit Biljana Jovanovska do të vizitojnë furrën e e bukës “Remini”.(INA)