Sot sërish protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Advertisment

Sot (e premte) sërish do të ketë protesta kundër paralajmërimit për shtrenjtimit të energjisë elektrike të paralajmëruar nga Komisioni Rregullator për Energjetik.

Këtë javë në rajonin e Tetovës do të ndryshojë strategjia e protestës.
Protesta do të zhvillohen në çdo komunë.

Reklame

Të premten në ora 14: 00 mbahen protesta në Komunat Bogovinë, Bërvenicë, Zhelinë dhe Tearcë!

Protesta do ketë edhe në Shkup. Sipas njoftimit të Këshillit protestues, protesta do të madhet nesër me fillim orën 19:00.

Protesta do të fillon nga Çairçanka deri tek Kuvendi dhe më pas do të përfundon tek Komisioni Rregullator për Energjetik. .