Sot skadon afati 48 orësh për koalicionimin trepalësh, cili do jetë vendimi i Aleancës?

Advertisment

Sot gjatë orëve të pasdites do të dihet fati i koalicionit trepalësh ASH, Lëvizja BESA dhe Alternativa, pas afatit 48 orësh të dhë nga kreu i ASHsë, Ziadin Sela për BESA dhe Alternativa.

Dy partitë duhet të vendosin se a e përkrahin një ofertë të fundit të ASH pë koalicionime, e cila tashmë siç u publikua, ka të bëj me radhitjen e treshes në listat zgjedhore.

Reklame

Kreu i ASHsë Ziadin Sela të hënën, pas mbledhjes së organeve të partisë njoftoi se dy partive do t’u bëjë një ofertë të fundit për detajet e bashkëpunimit eventual dhe do t’u japë 48 orë për të marrë një vendim. Detajet e ofertës tha se nuk do t’i bëjë publike.

Por gjatë ditës së djeshme nëpër rrjetet sociale është bërë publike oferta e ASHsë dërguar deri tek Lëvizja Besa dhe reagimet e para nga ky subjekt janë se ata ndjehen të nënçmuar nga oferta që u është dërguar sepse në radhitjen e kandidatëve të propozuar nga ASH, ka vetëm një deputet të sigurt që kalon nga Lëvizja Besa derisa nga Alternativa janë 3 të sigurtë dhe nga ASH, 5 deri në 6.

Nga Alternativa nuk ka komentuar asgjë.