Sot zero raste më Covid në Tetovë dhe 17 të shëruar

Advertisment

Pas disa muajsh, në 24 orët e fundit asnjë pacient nga Tetova nuk ka rezultuar pozitiv nga testimet e bëra me COVID19, informon portali “tetova1”.

Kurse nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë rregjistruar 17 persona të shëruar nga Covid19 në Tetovë dhe rrethinë.

Reklame

Në rajonin e Tetovës 10 ditëshin e fundit ka pasur rënie të numrit të personave pozitiv me COVID19.

Përndryshe brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.

Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19..
Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2./tetova1/