Sot zhvillohet El Clasico, dy gjigandët janë në krizë

Advertisment

Në ora 16:00 fillon njëri ndër derbit më të mëdhenj në botë, ku përballen dy gjigandet e futbollit spanjoll Barcelona e Real Madrid.

Dy skuadrat luajnë ndeshjen e tyre të vitit, duke mos qenë liderë të tabelës, njofton Insajderi.

Reklame

Klubi mbretëror gjendet në pozitën e dhjetë me 10 pikë, ndërsa Barcelona në pozitën e 10 me shtatë pikë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Dy skuadrat vinë pas humbjeve befasuese në Liga. Ekipi i Zidanit u befasua në Santiago Bernabeu nga ekipi modest, Cadiz. Por, kriza për Realin vazhdoi edhe në Ligën e Kampioneve duke u mposhtur nga Shakhtar Donetsk po ashtu si vendas në Madrid.

Ndërsa Barcelona pësoi Getafe ( 1 me 0 ) si mysafirë i skuadrës së vogël të kryeqytetit spanjoll.

Kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare për vazhdimit e sezonit në La Liga, pasi shkëputja e tashme në diferencë pikësh shpesh ka përcaktuar edhe fatin e kampionit të ligës spanjolle. /Insajderi