Spahiu: Po keqinterpretohen irroinitë në përgjime që publikohen

29
#

Artin Spahiu

Kur nuk kuptohet, apo keqinterpretohet, ironia dhe metafora !

“Unë Dibrën e kam heq prej agjenda, ose mos e kishit bërë atë marre të madhe, të fitoni me 90% në Dibër”, ishta fjala me ironi dhe metaforike, lëvduese për dibranet , e liderit të BDI-së gjatë një telefonate me ish kryetarin e ndjerë të Dibrës, z.Ruzhdi Lata, menjëherë pas zgjedhjeve të 2013 , që u dëgjuan nga një përgjime i publikuar nga i ashtu quajturi El Cheka.

E gjithë kjo bisedë me një konstruktivitet prej burrështetasish dhe me doza të lehta humori, me një ironi të lehtë nga ana e liderit të BDI-së, u mundua të keqpërdoret nga opozita boshe dhe e pa shpresë nëpër kuluare mediatike e dashakeqësish, që për shpresë për të marrë pushtetin u ka ngelur vetërrëzimi i BDI-së, se ndryshe as që e kanë mundësinë ta arrijnë me aftësitë e veta.

Siç pa asnjë sforcim e kam kuptuar unë dhe shumë intelektelekualë të mirëfilltë racional , dibranë e jo dibranë, me të cilën kam biseduar, jam i bindur se edhe “shpresëhumburite” opozitarë, qofshin ato delikventë dhe apo “intelektualë”, e kanë kuptuar se biseda mes liderit të BDI-së dhe ish kryetarit të komunës së Dibrës, z.Ruzhdi Lata , nuk kishte asnjë qëllim për ta dëmtuar Dibrën, asnjë ofendim për Dibrën, biles kishte një lloj përgjegjshmërie dhe vlerësimi nga të dy, si në aspektin kur z. Ahmeti thotë : “Ju dibranët dini t’i bëni punët më mirë”, po ashtu në kërkesat e z.Lata si për ndryshimin e shumë deshiruar të dibranëve të Komandantit të Stacionit Policor në Dibër dhe kërkesën për të biseduar me egzekutivin për projekte në të mirë të Dibrës.

Por qëllimi i shpres-humburve që shpresat i kanë vendosur në misionin deliktuent të disa injorantëve, në mungesë të ofertave dhe programit politik , është që përmes shpifjeve dhe të pavertetave që edhe vetë nuk u besojnë, të revoltojnë dibranët me BDI-në dhe me njeriun që më së shumti ka bërë për Dibrën dhe dibranët, edhe pse janë të vetedishëm se gjithë kjo lukuni sharlatanizmash dhe idiotlliqesh manipulative nuk kanë mundësi të gjejnë hapësirë në vëmendjen e qytetarëve të mençur dhe të zgjuar dibranë.

Sikur do ishte ndryshe, edhe pse jam një “militant” i BDI-së dhe ndjekës i politikave të Ali Ahmetit, ju garantoj se unë do të isha i pari që do të bëja veprimin qytetar dibran, pasi, edhe pse jam anëtar i BDI-së,, mbi të gjitha jem shqiptar dhe dibran!