Spanja ka marrë një nga lajmet më të mira në këto 3 muaj. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar asnjë viktimë nga Covid-19.

Kjo gjë nuk ndodhte që prej muajit Mars në vendin më të goditur nga pandemia në Bashkimin Evropian.

Autoritetet, thanë që ky lajm ishte shumë inkurajues. Në konferencën e shtypit për përditësimin e të dhënave u tha se ishin regjistruar vetëm 71 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Numri aktual i viktimave në Spanjë është 27,127, nga rreth 240,000 raste të konfirmuara. /Opinion.al