Spanja shpalli gjendje të jashtëzakonshme, vendoset orë policore

Advertisment

Qeveria e Spanjës sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme në vend për shkak të koronavirusit dhe vendosi orë policore prej orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Me qëllim që të parandalohet përhapja e virusit të Kovid-19, Këshilli i ministrave , i udhëhequr nga kryemiministri Pedro Sançez, solli vendim për vendosje të sërishme të gjendjes së jashtëzakonshme në vend nga fillimi i vitit.

Reklame

Gjendja e parë e jashtëzakonshme ka zgjatur nga marsi deri në qershor, ndërsa e dyta mund të zgjasë deri në prill të vitit 2021.

Javën e kaluar Spanja u bë vendi i parë në Evropë dhe i gjashti në botë që ka regjistruar një milion raste të infektimit me Kovid-19.