Spanjë/ Koronavirusi shënon “rekord të zi”, ja sa viktima u shënuan në 24 orët e fundit

Ditën e djeshme në bilanci i 24 orëve ishte 812 ndërsa sot është rritur me 52 viktima më shumë sesa dje (864 gjithsej për 24 orë). Ndërkohë sipas autoriteteve vendase kjo është dita e pestë që koronavirusi shënon më shumë 800 viktima në Spanjë.

Spanja tashmë ka thyer rekordin me numrin e viktimave të shkaktuara në një ditë në rang vendi. Në total numri i viktimave ka arritur në 9 053 të regjistruara zyrtarisht.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ndërkohë sipas medieve spanjolle kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë pasi duhet të kalohen disa procedura për tu bërë rast zyrtar vdekje i shënuar nga CoVid-19. Rruga e vetme për të përballuar këtë, sidoqoftë, mbetet ajo e stabilizimit dhe distancimit social.